Shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan, uji del si shatërvan

0

Një defekt i rëndë ka ndodhur pranë konviktit të studentëve në Elbasan, ku ka shpërthyer rrjeti i ri i ujësjellësit.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin kur uji shpërthen me presion të lartë, duke u ngritur disa metra në ajër, si një shatërvan gjigant.