“Shpërtheu në sharje prej ordineri ndaj Bullgarisë”, Berisha sulmon Ramën pas samitit

0

“Shpërtheu në sharje prej ordineri ndaj Bullgarisë”, Berisha: Rama u diktua nga padroni i tij Vuçiç në shenjë hakmarrje për…
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish sjelljen dhe qëndrimin që kryeministri Edi Rama mbajti ndaj Bullgarisë në samitin e Brukselit për veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “facebook”, Berisha shkruan se sjellja e Ramës ishte diktuar nga Vuçiç, i cili sipas tij kërkonte të hakmerrej për dështimin e vizitës së Lavrovit në Ballkan.

Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për t’u hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së Lavrovit në Beograd.

Miq, dje Edi Rama, vasali Serbomadhit Vuçiç, në një skandal të vërtetë diplomatik, shpërtheu në sharje prej ordineri ndaj Bullgarisë për veton e saj për Maqedonine e Veriut. Duket se përdorimi i gjuhës të padenjë ndaj një vendi mik, Ramës i’u diktua nga padroni i tij, Vuçiç. E tëra kjo si hakmarrje primitive të këtij të fundit ndaj Bullgarisë për shkak të bllokimit të hapesirës ajrore nga ky vend anëtar i NATO-s për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov dhe për pasojë, dështimit të vizitës së tij në Beograd.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e padenjë të Edi Ramës dhe keqpërdorimin e tij si sharës me porosi nga padroni i tij, Aleksandër Vuçiç. sb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu