Shpërthim i fuqishëm në Metalurgjikun e Elbasanit, tymi mbulon zonën

0

ELBASAN- Një zjarr ka përfshire pikën e skrapit pranë fabrikës Kurum në Elbasan.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë ekipet zjarrfikës po punojnë për vënien në kontroll të flakëve.

Siç shihet edhe nga pamjet që Infoweb Media ka siguruar, një tym i madh ka mbuluar zonën.

Zjarri mendohet se ka rënë si pasoje e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen.

Dëshmitarët thonë se nuk ka pasur shpërthim, zjarri ka filluar në pikën e skrapit i akumuluar për muaj të tëra në tonelata.

Zjarri vazhdon dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu