Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në një apartament të ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një pallat të banuar, por për fat të mirë, në momentin e shpërthimit nuk kishte persona brenda banesës.
Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë, ndërsa nuk është konfirmuar ende se çfarë lënde shpërthyese është përdorur. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Autoritetet janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndërkohë që pritet një raport zyrtar mbi natyrën e shpërthimit dhe dëmet e shkaktuara.