Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj apo nëse ka persona të lënduar.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj.





