Shpërthimi i derës së PD, Youri Kim: ‘Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të jenë përgjegjës’!

0

Ambasadorja amerikane në vend ka reagur për protestën që është duke u zhviklluar ditën e sotme përopara selisë së PD.

Në Twitter Kim shkruan: Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.

Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili e kishte paralajmëruar këtë disa ditë më parë.
Teksa një numëri i shumtë i protestuesve demokratë janë mbledhur përpara selisë blu ata kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga zyra e tij.
Nga ana tjetër Basha së bashku me nënkryetarët dhe anëtarë të tjerë ndodhet në seli ku është duke zhvilluar një mbledhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu