Nuk kaloi pa bërë bujë sherri mes Noizyt dhe Cllevios, ku pas publikimit të videos ku reperi i gjuante me grushta atij ju vendos lëndë plasëse në lokalin e tij.
Edhe pse ende nuk është zbardhur autori i krimit dyshohet se pas tij qëndrojnë miqtë e Cllevios, të cilët mund të kenë gisht në këtë ngjarje në shenjë hakmarrje ndaj rrahjes së shokut të tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe boksieri shqiptar Amarildo Bakaj, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj reperit, duke thënë se pas shpërthimit nuk është as Cllevio as miqtë e tij por vetë Noizy.
Megjithëse Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.
Sipas tij Noizy e ka vendosur vetë tritolin pasi do të dilte dyfish i fituar duke rënduar akuzat mbi Cllevion, i cili mund të dënohet deri në 4 vjet, si dhe duke marrë lekë nga siguracioni për dëmet e lokalit.
Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie.





