Shpopullimi mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të dekadës së fundit në vend.Pjesa më e madhe e fshatrave janë braktisur nga banorët, të cilët në kërkim të një të ardhme më të mirë janë larguar në qytete të mëdha, apo kanë emigruar.Shpopullimi ka prekur masivisht të 10 fshatrat e Njësisë Administrative Labinot Mal në Elbasan.
Në fshatin e ‘Muzhaqëve’nga 50 familje që jetonin dikur , nuk kanë mbetur as 5. Ndërkohë edhe më e rëndë paraqitet situata në fshatin Benë, ku nga 250 familje sot ka mbetur vetëm 1 familje. Por situate paraqitet e zymtë në të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative. Banorët thonë se shkak është bërë mungesa e një pune, infrastruktura e dëmtuar dhe mos vlerësimi i produkteve që ata prodhojnë.
Një zonë të cilën e ka bekuar natyra,dora e njeriut nuk ka ditur ta vlerësoj.Sot edhe të moshuarit po largohen nga fshati.
Mungesa e vëmendjes së shtetit për fshatin shumë shpejt do të largoj edhe ato pak familje që sot i janë dedikuar tërësisht punës në bujqësi.





