Zjarri përfshin një banesë në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan

0

 

Një  banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u izoluan në kohë dhe u arrit të parandalohej përhapja në pjesët e tjera të banesës.

Dëmet e shkaktuara kanë qenë të vogla, të lokalizuara kryesisht në pjesën e çatisë. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes.