Shpopullimi mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të dekadës së fundit në vend.Pjesa më e madhe e fshatrave janë braktisur nga banorët,të cilët në kërkim të një të ardhme më të mirë janë larguar në qytete të mëdha, apo kanë emigruar.Shpopullimi ka prekur masivisht të 10 fshatrat e Njësisë Administrative Labinot Mal në Elbasan.
Në fshatin e ‘Muzhaqëve’nga 35 familje që jetonin dikur , nuk kanë mbetur as 5. Banorët thonë se shkak është bërë mungesa e një pune, infrastruktura e dëmtuar dhe mos vlerësimi i produkteve që ata prodhojnë. Të moshuarit thonë se ndjejnë keqardhje që në fshat nuk dëgjohen më zërat fëminorë.
Ata që kanë ikur në qytet, kthehen në fshat për të mbledhur prodhimet e vjeshtës. Ndërsa listojnë arsyet e vendimit ndjejnë keqardhje që shtëpitë kur dikur u rritën sot janë bosh.
Një zonë të cilën e ka bekuar natyra,dora e njeriut nuk ka ditur ta vlerësoj.Mungesa e vëmendjes së shtetit për fshatin shumë shpejt do të largoj edhe ato pak familje që sot i janë dedikuar tërësisht punës në bujqësi./Infoweb Media