Shqipëri-Çeki, gol spektakolar i Cikalleshit

0

 

Është duke u luajtur në Pragë takimi miqësor mes Çekisë dhe Shqipërisë që ka startuar në orën 20:15.

Aktualisht rezultati është barazim 1:1.

Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të mbajtur lart moralin, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës

KOMENTI LIVE:

42′ GOOOOL SHQIPËRIA 1-1/ Predhë e Cikalleshit nga distanca me të djathën, bomberi kavajas vendos barashpeshën, duke e dërguar topin në trekëndësh!

38′ Përplasje e fortë në mesfushë, në afërsi të pankinave, çahet edhe topi.

27′ Mbrojtja e Shqipërisë komplet e ç’organizuar, vendasit i shkojnë shumë pranë golit të dytë, por vendimtare ndërhyrja e Gjimshitit, që largoi topin në këndore.

26′ Sërish rrezikshëm çekët me Shik, që pas harkimit të Jankto, provon me kokë, tentativa e tij ishte qëndrore dhe shkoi drejt e në duart e Selmanit.

25′ Pranë golit të dytë Çekia. Por sërish Selmani vendimtar me ndërhyrjen e tij, që devijon në këndore topin e Mazopust.

23′ Shqipëria fiton një tjetër goditje nga këndi, por largojnë rrezikun çekët.

18′ GOL ÇEKIA 1-0/ Zhbllokohet miqësorja. Patrik Shik realizon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

16′ Selmani bën heroin, duke i mohon golin e avantazhit Janktos. Vendimtare ndërhyrja e gardianit të Kombëtares.

12′ Veseli depërton bukur nga e djathta, por harkimi nuk ishte i duhuri, duke shkuar drejt e në duart e portierit.

10′ Një gabim i Abrashit në mesfushë, shumë pranë zonës, ju jep shansin vendasve që të rrezikojnë me Souçek, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

8′ Shqipëria fiton goditjen e dytë nga këndi, ia dhuron mbrojtësi Kalas, provon aty të godasë Bare, por topi nuk flirton dhe ndalet nga mbrojtësit çekë.

6′ Dalje e mirë e Shqipërisë me Veselin, që harkon nga e djathta, por kontrollon gjithçka portieri i Çekisë.

3′ Kundërpërgjigjet Shqipëria me Cikalleshin, por tentativa e tij devijohet në këndore.

2′ Vendasit e nisin sfidën në sulm, duke provuar me një depërtim nga e djathta, por kontrollon gjithçka Selmani.

1′ Starton dueli miqësor në stadiumin e Spartës së Pragës! Vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

ÇEKI-SHQIPËRI 1-1
Shënues: Schick 18′, Cikalleshi 42′

ÇEKIA (4-2-3-1): Vaclik, Coufal, Celutska, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick.

SHQIPËRIA (3-5-2): Selmani; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla; Veseli, Abrashi, Bare, Kallaku, Trashi; Cikalleshi, Manaj . Trajneri: Edy Reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu