U distancua nga rrjetet sociale, vdes papritur “Barbie njerëzore”

0

Një stiliste e poete e njohur e rrjeteve sociale në Ukrainë, ka vdekur papritur në Odesa.

32-vjecarja Olga Arkhangelskaya, e cila bashkë me shoqen e saj të ngushtë kishin ëndrrën e përbashkët për t’u dukur si një “kukull Barbie njerëzore”, përshkruhej nga miqtë si një vajzë e dashur dhe me “sens të shkëlqyeshëm humori”.

Olgës i bëheshin homazhe të ndjera nga shoqja e saj ‘Barbie’ Valeria Lukyanova, edhe ajo e njohur në rrjetet soacile.

Arkhangelskaya vdiq në shtëpinë e saj në Odesa, më 16 maj, sipas mediave vendase pas një periudhe shkëputjeje nga postimet në rrjet, për 1 milionë fansat e saj.

Valeria shkruante për shoqen e ndjerë: “Ajo ishte shumë e trishtuar, por në të njëjtën kohë zbavitëse, me një sens të shkëlqyer humori e sarkazme. Ishte shumë e fortë por njëkohësisht e dobët dhe e ndjeshme”.

Rrjeti vendas ‘Life’ shkruante se dy vajzat ishin njohur dhe bërë shoqe dhjetë vjet më parë, teksa ëndërronin të bëheshin “kukulla Barbie”.

Valeria ka kryer një seri operacionesh plastike, ndërsa Olga nuk e kishte ndjekur me të njëjtat ritme.

Valeria ishte bërë më e famshme në rrjetet sociale dhe shkoi në SHBA, kurse mikesha e saj qëndroi në Ukrainë dhe nis të punojë si stiliste.

Olga gjithashtu ndaloi postimet në rrjetet sociale, përveç disa poemave të rralla, si një shenjë e prezencës së saj në rrjet.

Në një prej poemave më të cituara nga miqtë e saj, ajoduket se paralajmëronte se nuk do të jetonte shumë, teksa e titullonte: ‘Po notoj në kohë’.

Një version i përafërt i përkthimit të poemës ku Olga duket se parashikon vdekjen, thotë:

Zgjate dorën tënde, merri fjalët e mia.
Dhe papritur, duke ngadalësuar garën, bota e lodhur do të ngrijë.
Vetëm maji do të mbetet, i gjithë dielli e bari, një ditë e bukur që u bë perëndimi im.

Shkaqet e vdekjes së Olgas nuk janë publikuar dhe nuk është treguar nëse ajo vërtet kishte zgjedhur të vdiste në maj , sipas parashikimit.

Policia nuk ka komentuar mbi çështjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu