Shqiptarja e qëlloi me armë, del nga spitali mjeku grek

0

– Mjeku i njohur grek, Jorgos Neos, i cili mbeti i plagosur pas breshërisë së plumbave që shqiptarja, Klodiana Çelo lëshoi mbi të, ka kaluar rrezikun për jetën dhe ka dalë nga spitali ku kurohej.

Shqiptarja dhe mjeku grek kishin përjetuar një histori dashurie 13 vite më parë, fryt i së cilës ishte edhe një vajzë. Në kohën kur vajza kishte lindur, mjeku Neos e kishte njohur si fëmijën e tij, por ia kishte bërë të qartë shqiptares së nuk do të divorcohej nga gruaja e tij, një shtetase angleze, me të cilën kishte edhe fëmijë.

Klodiana Çelo Pavlidou, qëlloi me armë zjarri partnorin e saj në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Chalandri, të Greqisë, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu