Shqipëria , ndër destinacionet  e duhura edhe për këtë periudhë

0

Shqipëria nuk është një destinacion ideal vetëm për pushimet e verës, por edhe për ato të dimrit.

Vendi ynë është renditur mes destinacioneve më të përballueshme për muajin janar, i cili  nuk duhet përjetuar si një muaj i zymtë, veçanërisht kur koha është kaq e mirë për të udhëtuar.

Tirana është një nga destinacionet me kostot më të përballueshme për të pushuar në këtë periudhë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat në rritje të turistëve të huaj.

Vetëm gjatë vitit të kaluar prenotimet  u rritën me 78%. Gjatë vizitës në Tiranë nuk duhet të mungojnë  udhëtimet me teleferik në malin e Dajtit që rrethojnë qytetin, nga ku turistët mund të shijojnë peisazhe të jashtëzakonshme.

Udhëtarët mund të vizitojnë Pazarin e Ri të qytetit dhe të shijojnë një pije duke u ngrohur në një nga baret, kafenetë dhe restorantet aty pranë. Përveç Tiranës, rekomandohen edhe qytete si Durrësi apo Berati. Ky i fundit është një nga qytetet më të vjetra në botë me arkitekturë osmane, me një histori 2500-vjeçare, i përfshirë në listën e Unesco-s.

Për ata që janë të pasionuar pas sporteve dimërore juglindja e vendit ofron disa nga vendpushimet më të mira të skive dhe jo vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu