Shqipëria, vendi i parë në Europë që aspiron Amerikën

0

Plot 224 mijë Shqiptarë aspirojnë të prekin ëndrrën Amerikane. Kjo është shifra zyrtare që departamenti i shtetit ka bërë me dije së fundmi. Kjo shifër e lartë ka bërë që Shqipëria të jetë vëndi i parë në Europë në raport me popullsinë i personave që aspirojnë të prekin këtë ëndërr. Janë ekzaktësisht 248.886 aplikantë cka përkthehet në 10% të Shqiptarëve. Duket kjo një shifër e frikshme e të rinjve që kërkojnë të braktisin vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Të rinjzë në Elbasan shprehen pesimistë për të ardhmen e tyre dhe kjo thonë ata është arsyeja kryesore që përse duan të largohen. Papunsia, rrogat e ulta, pasiguria për jetesën, dhe kultura perëndimore që ata kërkojnë duket si refreni i tyre sapo u përmend ikjen diku gjetkë nga atdheu. Edhe numri i lartë i aplikantëve sipas tyre vjen si rrjedhojë e kësaj. Madje dhe një pjesë e tyre pohojnë që do të largoheshin direkt për në Amerikë nësë do të ishte mundësia.
Është java e tretë e aplikimeve të cilat u hapën në 6 tetor dhe do të zgjasin deri në mesditën e 9 nëntorit 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu