“Shqipëria vendi me të ardhura më të ulëta në rajon”, Tabaku mbështet protestat e shoqërisë civile: Taksat mbi naftën dhe oligopoli po rrisin çmimet!

0

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur hapur mbështetjen për protestën e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve të shportës.

Gjatë një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku nënvizon faktin që Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku pjesa më e madhe e shpenzimeve mujore shkon për ushqime dhe karburant.

Reagimi nga Jorida Tabaku:
Raporti çmimi naftës për një serbator te mbushur në raport me të ardhurat!
Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.
Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!
Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.
Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu