Shqipërisë i mohohet pjesëmarrja në Botërorin e peshëngritjes, Ambasada Meksikane i refuzon vizën shtangistit Ertjan Kofsha

0

Ambasada e Meksikës u ka refuzuar vizat shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska me motivacionin se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet, në një kohë kur gjithçka është e paguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Kështu Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Kamptionatin Botëror U-17 të peshëngritjes në Meksikë.

Të lodhur dhe shumë të zhgënjyer për këtë situatë Kofsha dhe Toska janë kthyer në Shtërmen, ndërsa Shqipëria humbet medalje në një event ku Kofsha konsiderohej si favoriti më i madh për t’u shpallur kampion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu