“Shoqëria e pastër nuk vdes kurrë”, Monika dhe Tani bëhen bashkë, ironizojnë Ilirin

0

Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” Monika Lubonja edhe kësaj here nuk e ka kursyer ironinë për fituesin e “BBV” Ilir Shaqirin.

Aktorja e njohur së fundmi publikoi një video ku shihej bashkë me koreografin Tan Brama.

Ky i fundit, një ditë më parë bëri bujë duke e quajtur Ilirin “interesaxhi”.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tani gjatë intervistës së tij.

Pas kësaj deklarate ai bashkë me Monikën kanë publikuar një video ku duket qartë se janë kunja dhe ironi për fituesin e Big Brother Vip Albania.

Biseda: 

Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, por e kisha shumë kohë më parë… Tani.

Tan Brama: Monika kënaqësi që të pashë!

Monika Lubonja: Tani je i mrekullueshëm edhe rroftë sa më shumë miqësia jonë.

Tan Brama: Faleminderit edhe shoqëria e pastër nuk vdes kurrë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu