‘Shqiponjat’ blindojnë Elbasanin pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit

0

ELBASAN- Forcat “Shqiponja” kanë blinduar Elbasanin tre ditë pas rrëfimeve të dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani e ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj. Në hyrje-daljet e qytetit ndodhen ekipe të Policisë së Shtetit që po ushtrojnë kontrolle të shumta. Kryesisht në fokus kanë makinat luksoze, me xhama të errët dhe sigurisht personat e shpallur në kërkim. Një tjetër postbllok është vendosur pranë ‘Rrethrrotullimit të Luleve’, vend në të cilin u vra Emiljano Ramazani, nja nga ngjarjet që rëndon në shpinën e dy të penduarve të drejtësisë. Kontrolle u zhvilluan edhe mbrëmjen e 20 majit e një ditë më parë në disa qytete të Shqipërisë, si Fieri, Shkodra, Vlora e Durrësi.

Pas rrëfimeve të bëra para hetuesëve të SPAK, Policia ka marrë në mbrojtje familjet e Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhës, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme me bërjen e tyre “bashkëpunëtorë të drejtësisë”. Me rrëfimet, ata kanë zbardhur dhjetëra ngjarje që kanë ndodhur dekadën e fundit, duke vënë nën akuzë 32 persona, por vetëm 19 janë vendosur në pranga. Vetë Nuredin Dumani, akuzohet për 17 vepra të rënda penale, pasi ai vijon të mbahet ende në spitalin e burgut, jo vetëm për të evituar përballjen me të burgosurit e tjerë, por edhe se ende merr kurim për plumbin e marrë një muaj më parë.

Ndërsa për të penduarin tjetër Henrik Hoxhajn rëndojnë shtatë akuza kriminale, por më së shumti në vrasje e plagosje, ka shërbyer si “syri dhe veshi” i Dumanit gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në Kosovë. Të dy për vrasje të caktuara u janë premtuar qindra mijëra euro, konkretisht për të hequr qafe Endrit Doklen, Ervis Martinaj u kishte premtuar gjysmë milioni euro. Ky i fundit dhe 13 të tjerë u shpëtuan prangave të operaciinit “Plumbi i artë” dhe janë në arrati. Hetimet kanë nisur për konspiracion, ndërkohë që në pjatën e drejtësisë është vetofruar edhe një nga të arrestuarti, Besian Xhixha. Ai është shprehru se Dumani mashtron në dëshminë e tij dhe se pas tij fshihen prokurorë e politikanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu