Shqiptarët në Kanada dhe Irlandë do të marrin shërbime konsullore si dhe dokumente biometrike në dy ambasadat shqiptare

0

Shqiptarët që jetojnë në Irlandë prej datës 20 qershor do të mund të marrin shërbime konsullore në Londër, njofton ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një status në faqen e saj në Facebook.

Gjithashtu për herë të parë dhe shqiptarët që jetojnë në Kanada do të mund të aplikojnë për dokumente dhe pasaporta biometrike si dhe letërnjoftime elektronike nga data 27 qershor në ambasadën e Shqipërisë në këtë shtet.

Njoftimi i ministres Xhaçka

Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.
Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë .
Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
✅ MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu