Shqiptarët vazhdojnë që të zhyten në kredi për të blerë një banesë, pavarësisht se kushtet dhe interesat nuk janë më të mirat në vitet e fundit.
Mësohet se vetëm në dy muaj shqiptarët kanë marrë 7.4 miliardë lekë kredi për të blerë shtëpi, rreth 365 milionë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Çmimet e apartamenteve vazhdojnë që të jenë të larta dhe nuk po shihet aspak rënia e çmimeve, pavarësisht se disa nga apartamentet janë bosh.
Paraja e pistë është një ndër arsyet që çmimet e banesave vijojnë të jenë të larta dhe të papërballueshme nga shtresa e mesme.
Ajo që vihet re gjithashtu është se kërkesa për të marrë kredi në euro është ulur. Shqiptarët po zgjedhin që të marrin kredi në lekë, për shkak të normave të interesit dhe kursit të paqëndrueshëm.