Shqiptari bëhet “makth” për të renë greke, e ngacmon dhe dhunon në një klub nate

0

Një 33-vjeçar shqiptar është denoncuar nga një 22-vjeçare greke për ngacmim dhe dhunë seksuale.

Ngjarja ndodhi të dielën në një klub nate në Neo Marmara, Halkidiki, ku shqiptari shkonte rregullisht, shkruajnë mediat greke.

Pasi e reja ka kontaktuar me komisariatin e Sithonisë, ka nisur kërkimi për kapjen e të akuzuarit, por nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Ndaj tij është ngritur akuza për fyerje të dinjitetit seksual dhe lëndim trupor.

Dosja do t’i dërgohet Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu