EMRI/ U kap me snajper në Tiranë, kush është ish-polici i arrestuar

0

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë kaur duke lëvizur me automjet, ndërsa në të kishin një snajper.

Në pranga janë vënë Remal Rada, 39 vjeç, banues në Tiranë; Elton Hithi, 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Burime bëjnë me dije se 39-vjeçari, Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit.

Ndërkaq, policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada. dhe pasagjer shtetasin Elton Hithi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu