Shqiptari në Greqi infektohet me linë e majmunit, si paraqitet gjendja e tij

0

GREQI- Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.

I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme. Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

Sipas mediave greke, 24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit.

Shëndeti i tij po ecën pa probleme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu