Shqiptari përplas me makinë studenten greke dhe ia mbath, 21-vjeçarja në luftë me jetën

0

Një 30-vjeçar shqiptar ka përplasur një studente greke ditën e djeshme në qendër të Selanikut, Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari shqiptar ia kishte marrë makinën tip “Skoda” gri një miku të tij bashkatdhetar. 30-vjeçari shqiptar i cili ende nuk është arrestuar ka qenë edhe më parë nën hetim nga policia greke për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Mëngjesin e djeshëm shqiptari me makinën tip “Skoda” përplasi dhe plagosi rëndë studenten 21-vjeçare e cila u gjet e shtrirë në asfalt dhe e mbuluar në gjak. Ndërkohë makina që drejtonte shqiptari është gjetur mëngjesin e së martës e braktisur, pa targa, me xham të thyer dhe të çarë në njërën anë, në Unazën e Selanikut. Qytetarët që ndodheshin para ngjarjes, kishin arritur të regjistronin targën e automjetit dhe ia dhanë policisë që mbërriti në vendngjarje.

Vajza 21-vjeçare vazhdon të luftojë për jetën, pasi ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike dhe e intubuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou në Selanik. Që në momentin e parë që ekipet e ambulancave kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, ndërsa pas mbërritjes në spital ajo iu nënshtrua një sërë operacionesh ndër të tjera në kokë ku ka lëndime të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu