Shqiptari rreh italianin me lopatë dhe i thyen 3 dhëmbë

0

Sipas medieve italiane, shqiptari u shfaq në shtëpinë e një 44-vjeçari për të diskutuar çështje që lidheshin me punën, por situata degjeneroi në sherr.

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Sipas medieve italiane, shqiptari u shfaq në shtëpinë e një 44-vjeçari për të diskutuar çështje që lidheshin me punën, por situata degjeneroi në sherr. Më pas, shqiptari mori lopatën dhe e goditi duke i thyer tre dhëmbë.

Pas Sulmuesi shqiptar është arrestuar nga policia për plagë të rënda.

Britmat e burrit alarmuan fqinjët, të cilët thirrën Policinë. Brenda pak minutash Policia e arrestoi shqiptarin, ndërsa italiani u dërgua në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor. Deri më tani, mjekët i kanë dhënë kohë për të pushuar, duke përllogaritur se i duhen 25 ditë pushim për të marrë veten nga dhuna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu