E rëndë, 21-vjeçari shqiptar bie nga 20 metra lartësi gjatë punës, humb jetën në vend

0

Një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Kroaci, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.

Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.

Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat kroate, 21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu