Shqiptari sëmuret dhe ndërron jetë para syve të kolegëve në Itali

0

ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar, i cili jetonte Vigolo Vattaro në Itali, ka humbur jetën gjatë orarit të punës si pasojë e një arresti kardiak. Sokol Mazija, 38-vjeçari shqiptar, po punonte mëngjesin e djeshëm me dy kolegë kur rreth orës 11.00 u sëmur.

38-vjeçari është rrëzuar papritur përtokë para syve të dy kolegëve, të cilët menjëherë vunë alarmin.

Pas pak minutash në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit shëndetësorë të cilët u përpoqën ta ringjallnin të riun. Sokol Mazija ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spitalin e Shën Klarit. Përpjekjet ekstreme për t’i shpëtuar jetën të riut nga ekipi shëndetësor ishin të kota.

Stafi mjekësor dhe policia që ka ndërhyrë në vendngjarje ka përjashtuar vdekjen e tij si pasojë e një aksidenti në punë, pasi dyshohet se i riu u godit nga një arrest kadiak.

Sokol Mazija lindi dhe u rrit në Shkodër, Shqipëri dhe banoi në Vigolo Vattaro të Italisë. Njoftimin për vdekjen e tij të parakohshme e ka dhënë shoqata Shkolla Shqipe “Artur LLeshi”, pikë referimi për komunitetin e madh shqiptar që jeton dhe vepron në këtë zonë./ lavocedeltrentino.it

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu