Ai ka dëshmuar se në momentin që ka ndodhur krimi i rëndë, ka qenë në punë, por drejtësia italiane nuk është shumë e bindur që bashkëshorti i nënës së dy fëmijëve nuk ka gisht në këtë krim.
Bashkëshorti i Bruna Muçës, 37-vjeçares shqiptare që u masakrua me thikë një ditë më parë në derën e shkollës së djalit të saj ka përfunduar në polici. Mediat italiane shkruajnë se ai është personi i parë i dyshuar për krimin e rëndë, e për këtë arsy është marrë në pyetje për orë të tëra. Ai ka dëshmuar se në momentin që ka ndodhur krimi i rëndë, ka qenë në punë, por drejtësia italiane nuk është shumë e bindur që bashkëshorti i nënës së dy fëmijëve nuk ka gisht në këtë krim.
37-vjeçarja është sulmuar më thikë teksa ndodhej para shkollës Rosario në pritje të përfundimit të mësimit të djalit të saj 10-vjeçar. Ajo është sulmuar me thikë nga një burrë teksa po qëndronte në mes të rrugës. Autori, pas sulmiy është larguar në drejtim të paditur dhe ka lënë në tokë shqiptaren e përgjakur.
Skena ka krijuar panic tek banorët, të cilët kanë qenë të shumtë në numër e kryesisht prindër që do të merrnin fëmijët e tyre nga shkolla. Grupi hetimor ka kërkuar të sekuestrohen me dhjetëra pamje filmike në zonë. Bruna Muça la pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë.