Në qarkun Elbasan kemi pasur reshje shiu deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Situata në qark paraqitet pa shumë problematika. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura. Në segmentin e kthesave të Murrashit të aksit Elbasan-Q.Thane dhe në pjesë të aksit Gramsh-Moglicë ka pasur renie guresh e inertesh në rrugë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Prurjet e lumëve dhe përrënjeve janë mesatare dhe nuk paraqesin probleme. Kemi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Nj.A Polis në bashkinë Librazhd dhe në bashkinë Prrenjas e fshatrat përreth. Po punohet për riparimin e defekteve.