‘Shtëpi’ bari, armë dhe municion, mbahet sot seanca për të shtatë arrestuarit në Lezhë

0

Tre ditë më parë u zbulua një ndërtesë e përshtatur si ‘shtëpi bari’ në Lezhë.

Sot do të mbahet seanca për të arrestuarit. Në pranga ranë në total shtatë presona, ku mes tyre pesë punonjës të OSHEE.

Magazina ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Veç bimëve të kanabisit, u sekuestruan edhe sende të ndryshme për kultivimin, ndriçimi artificial dhe sisteme ajrosjeje.