Shtëpia e mbushur me miza, trupi i gruas gjendet i ngrënë nga macet e saj

0

Policia ka zbuluar trupin e dekompozuar të një gruaje që thuhet se ishte ngrënë pjesërisht nga macet e saj shtëpiake. Pesë nga shtatë macet u gjetën gjithashtu të ngordhura kur oficerët hynë në shtëpinë e të moshuarës në lagjen veriore të Madridit, Fuencarral. Clara Ines Tobon 79 vjeç mendohet se ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Fqinjët i thanë mediave, se besonin se kolumbiania 79-vjeçare mund të ketë vdekur nga Covid.

Njëri prej komshinjve ishte ai që thuhet se ngriti alarmin për shkak të erës së keqe që vinte nga banesa e saj dhe se kati ishte mbushur me miza. Zjarrfikësit hynë në apartament ditën e hënë përmes një prej dritareve dhe gjetën Claran të vdekur në një nga dhomat gjatë një kontrolli të mëvonshëm.

Pjesa e sipërme e trupit të saj thuhet se është ngrënë pjesërisht nga kafshët. Dy macet e mbijetuara janë dërguar në një qendër për shpëtimin e kafshëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu