Rama tregon çështjet e diskutuara në Turqi: Çuam më tej axhendën e bashkëpunimit

0

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se gjatë takimeve të sotme bilaterale që kishte në Ankara kanë çuar më tej axhendën e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë në Shëndetësi, Arsim, Strehim Social dhe Kulturë e Turizëm.

Për sa i përket shëndetësisë Rama shkruan se në fokus ka qenë reforma për Autonominë Spitalore, binjakëzimin e agjencive të barnave dhe prespektivën e spitaleve. Për sa i përket Arsimit, Rama shkruan se në fokus ishte edhe çelja e filialit të Universitetit Teknik të Stambollit.

Postimi i Ramës:

Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:

• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e spitaleve.

• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë)

• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)

• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu