Shtetet mbyllin ambasadat në Kabul, cilat janë 3 shtetet që duan të bashkëpunojnë me talibanët

0

Në një kohë që shumë shtete perëndimore kanë mbyllur ambasadat e tyre në Kabul pas pushtimit nga Talebanët, disa të tjerë po mbajnë “dyert e hapura” për marrëdhënie të tjera në të ardhmen.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës ka folur për agjencinë AFP duke deklaruar se Pekini ka mirëseardhur mundësitë e tjera për të çuar më tej marrëdhëniet me Afganistanin.

“Talibanët kanë shprehur interesimin për të krijuar marrëdhënie të mira me Kinën, ata kërkojnë që vendi ynë të kontribuojë në ndërtimin e shtetit të ri të Afganistanit, ne e mirëpresim” – tha zëdhënësi.

Ambasadori i Rusisë në Afganistan, Dimitry Zhirnov pritet të mbajë një takim me një prej përfaqësuesve të Talibanëve ditën e nesërme për të diskutuar mbi sigurinë e ambasadës në Kabul, e cila do vijojë të qëndrojë e hapur.

Sipas tij, Moska shpreson që të përforcojë më tej lidhjet me Talibanët, por ende nuk i njeh ata si drejtuesit e rinj të Afganistanit.

Presidenti Iranian, Ebrahim Raisi u shpreh se dështimi i ushtrisë amerikane në Afganistan, ofron mundësi për të vendosur paqe në vend.

“Dështimi i ushtrisë amerikane dhe tërheqja e trupave duhet të kthehet në një mundësi për të rikthyer jetën, sigurinë dhe paqen në Afganistan” – tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu