Twitter hedh akuza kundrejt mediave serbe: Shteti ushtron kontroll mbi mirëmbajtjen e tyre

0

Rrjeti social ‘Twitter’ ka etiketuar gazeta dhe stacione televizive të njohura në Serbi, duke i cilësuar si media mbi të cilat “shteti ushtron kontroll mbi mirëmbajtjen editoriale përmes burimeve financiare dhe presioneve të drejtpërdrejta ose të tërthorta politike”.

Twitter ka nisur të etiketojë llogaritë që i përkasin mediave të ndryshme pro-qeveritare në Serbi, si media të lidhura me shtetin. Ndër ato që konsiderohen të lidhura me qeverinë e Serbisë janë të përditshmet Srpski Teleraf, Kurir, Informer, Politika dhe tre kanale pa pagesë Happy, Prva TV dhe B92, portali online i RTV Pink, si dhe agjencia e lajmeve Tanjug.

Etiketimi shfaqet në faqen e profilit të llogarisë Twitter dhe në Tweets të dërguara dhe të ndara nga këto llogari. Etiketimet përmbajnë informacione për vendin me të cilin llogaria është e lidhur dhe nëse ajo operohet nga një përfaqësues qeveritar ose është një entitet mediatik i lidhur me shtetin.

Këto etiketa përfshijnë një ikonë të vogël të një flamuri për të sinjalizuar statusin e llogarisë si një llogari qeveritare dhe një podium për mediat e lidhura me shtetin. Në rastin e subjekteve mediatike të lidhura me shtetin, Twitter nuk do t’i rekomandojë ose përforcojë llogaritë ose Tëeet-et e tyre me këto etiketime te njerëzit.

Twitter përcakton mediat e lidhura me shtetin si “media ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen editoriale përmes burimeve financiare, presioneve të drejtpërdrejta ose të tërthorta politike dhe/ose kontroll mbi prodhimin dhe shpërndarjen”.

Asnjë nga mediat e prekura nuk ka reaguar ende publikisht ndaj rregullit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu