Shtrëngata dhe dëborë! Parashikimi i motit për sot, temperatura të ulta dhe erë e fortë

0

Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, të cilat do të shoqërohen me shtrëngata.

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, të cilat do të shoqërohen me shtrëngata.

Në qarqet Lezhë dhe Elbasan priten reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Tiranë, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta. Ndërkohë që në lartësinë mbi 600 m mbi nivelin e detit pritet të ketë dëborë. Sa i përket temperaturave, ato pritet që të variojnë 9 / 11 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 7 / 10 °C; ndërsa në vendet malore: 1 / 9 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në zonat malore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu