Shtrenjtimi i bukës/ Konkurrenca bie ndesh me importuesit e grurit

0

Përmes një vendimi të marrë sot nga Komisioni i Konkurrencës, ky autoritet nuk ka vendosur asnjë masë ndëshkuese ndaj prodhuesve të bukës apo importuesve të miellit, por i ka toleruar ata duke i paralajmëruar që të bëjnë kujdes.

Situata bëhet edhe më e pabesueshme ku vetë Autoriteti i Konkurrencës thotë se ka konstatuar një marrëveshje për shtrenjtimin e çmimit të miellit nga kompanitë në treg, e megjithatë nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre.

Ndërkohë, është konstatuar marrëveshjen për përcaktimin e çmimit të miellit, edhe pse kjo dënohet me ligj, Konkurrenca mjaftohet vetëm me një këshillin, si më poshtë:

Vendosëm detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon:

1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;

2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;

3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;

4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo tre muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

Në fund, pasi i ka këshilluar, Konkurrenca i paralajmëron se nëse nuk marrin parasysh këshillat e saj, do të detyrohen t’i dënojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu