Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Mikhail Zorin, u fut me 2 të tjerë në uzinën e armëve në Gramsh

0

Është shtyrë seanca gjyqësore për Mikhail Zorin i cili u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh pasi u futën aty pa leje.

Sipas akuzës se ka dyshime të forta bazuar edhe në provat e mbledhura, se tre të rinjtë Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatovmund të kenë ardhur në Shqipëri si të rekrutuar me një mision të posaçëm, e secili prej tyre ka pasur detyra të përcaktuara.

Sipas avokatëve mbrojtës pretendimet për spiunazh nuk qëndrojnë, pasi prokuroria nuk ka paraqitur prova deri më tani.

Provat e deritanishme që hetuesit i kanë paraqitur gjykatës krahas dëshmive të ushtarëve dhe banorëve të zonës janë: materialet filmike dhe fotografi të ndryshme të bazave ushtarake, një automjet Chevrolet, 2 dronë, pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, 1 laptop, karta telefoni, 1 fishek, 1 predhë fisheku si dhe pajisje të tjera.

Mbi tre të rinjtë rëndojnë dy akuza: ajo e sigurimit të informacionit të klasifikuar dhe goditjes për shkak të detyrës. Dy rusët dhe ukrainasi u kapën në muajin gusht në uzinën e gramshit pasi sulmuan rojet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu