Shtyhet vendimi për AKSHI-n në Apelin e Posaçëm, SPAK paraqet prova të reja

0

Apeli i Posaçëm ka shtyrë për në datën 5 dhënien e vendimit lidhur me çështjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë seancës, prokurorët e SPAK paraqitën prova të reja dhe kërkuan që të lihet në fuqi masa e mëparshme e sigurisë.

Mësohet se provat e reja konsistojnë në deklarime të personave të marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.