Si ndodhi sherri ku u vranë pronarë hotelesh dhe punëtorë në Velipojë

0

 

Në foto pronari i hotel “Fantazia” Kujtim Ferracaku

Viktimat nga shkëmbimi i zjarrit janë; Kujtim Ferracaku 59 vjec, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjec dhe Myzerim Zeneli 20 vjec. Të plagosurit janë; Hasan Ferracaku 54 vjec dhe Elmedin Tyli 17 vjec.

Gjithcka ka nisur në 00:30 pas sherrit për ndarjen e rërës për vendosjen e shezlongëve në plazhin para hoteleve të Kujtim Ferracaku, “Fantazia” dhe të Gocajve.

Pas debatit verbal, Kujtim Ferracaku bashkë me vëllanë, Hasanin që mbeti i plagosur janë përplasur me armë me vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocajn, që mbetën të vdekur nga plumbat.

Viktima e katërt është Myzerim Zeneli, punonjës i shezlongëve. Brahimaj tha se u sekuestruan kamerat e sigurisë së hoteleve dhe një pistoletë, ndërsa shtoi se “dyshohet se u përdorën dy armë“.

Policia thotë se Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu