Si nisi sherri mes 6 personash në Bulqizë, dy u plagosën rëndë

0

Dibër- Sherri mes gjashtë personave brenda lavazhit mëngjesin e sotëm në Bulqizë ka nisur për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen ‘Gjeologu’ ku disa persona nga janë konfliktuar me pronarin e një lavazhi vetëm 50 metra larg policisë.

Në spital janë paraqitur dy persona me fraktuara të ndryshme ku njëri nga këto ishte pronari i lavazhit Erblin Tançi.

Ndërsa i plagosur është nisur në drejtim të spitalit të Peshkopisë për një mjekim më të specializuar, pasi në Bulqizë mungojnë mjekët specialist.

Gjashtë të rinjë u përfshinë mëngjesin e sotëm në konflikt me njëri-tjetrin.

Dy prej autorëve u vunë në pranga dhe do të akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen. InfowebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu