Siç vetëm ajo di, Madonna feston 63-vjetorin në jug të Italisë

0

E njohura si ‘Mbretëresha e Popit’ ka marrë më në fund kurorën e saj teksa ka festuar me stil ditëlindjen në Puglia të Italisë me familjen, miq të industrisë muzikore dhe me të dashurin 27 vjeçar.

Madonna kishte veshur për eventin një fustan të ngushtë me figura sirenash deti, të stiluar nga Burberry e Riccardo Tisci.

Ajo e shoqëronte look-un me geta në stil rrjete, doreza dantellë, këpucë ‘Miu Miu’ dhe bizhuteri të shumta floriri e xhevahirësh, duke përfshirë dhe një kryq të madh Dolce & Gabbana.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte kurora apo “kokorja” e saj e sofistikuar, e krijuar me porosi nga Rinaldy Yunardi, me gurë të shkëlqyeshëm dhe maja të florinjta.

“Dizajni është frymëzuar nga vetë karakteri i Madonnas,” tha krijuesi Yunardi, “pasi ajo gjithmonë nuk i është trembur rreziqeve dhe inovacionit, ndërsa kurora rreth kokës simbolizon suksesin e saj të shkëlqyeshëm.

Legjenda e muzikës shoqërohej në festë nga i dashuri i ri Ahlamalik Williams dhe mikesha e ngushtë Debi Mazar, së bashku me gjashtë fëmijët e saj: bijtë Rocco Ritchie, 21 vjeç, e David Banda, 15 vjeç, bijat Lourdes Leon, 24 vjeçe, Mercy James, 15 vjeçe, dhe Estere e Stelle Ciccone, të dyja 8.

Estere e Stella ishin kombinuar me mamanë duke veshur fustane të ngjashme Dolce & Gabbana, kurse Lourdes mbante një veshje trupore minimaliste dhe një çantë Telfar x Ugg bag.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu