Sienna Miller flet per ankthin në fillimet e karrierës/”Kurrë nuk jam kthyer mbrapa për t’i parë filmat në të cilët kam luajtur”

0

Ylli i “Layer Cake”, 39 vjeçare, diskutoi me ‘Grazia’ në lidhje me përpjekjet e saj për të parën punë dhe pranon se ishte kritike ndaj punës që bënte kur ishte më e re, ndërsa shtoi se do të shkatërrohej nëse do të jepeshin vlerësime të këqija.

“Unë kurrë nuk jam kthyer mbrapa për t’i parë filmat në të cilët kam luajtur. Madje, nuk i kam parë të gjithë. Ka pasur momente kur isha më e re kur kishte ndonjë shfaqje isha në ankth të madh e shumë kritike”, tha ajo.

“Do të ishte një gënjeshtër e madhe nëse do të thosha që nuk dua që njerëzit të përgjigjen pozitivisht. Duhet të gërmoja jashtëzakonisht thellë, kështu që do të thyhesha nëse do të thoshin ‘ajo nuk është e mirë’ dhe për këtë nuk jam kthyer t’i shikoja filmat”, theksoi Sienna.

Miller u shfaq në ekran në vitin 2001 në komedinë romantike “South Kensington”, ku luajti përkrah Rupert Everett dhe Elle Macpherson.

Tri vite më vonë, ylli amerikan filloi të ‘godasë’ me paraqitjen në “Layer Cake” përpara se të luante në “Alfie” me Jude Law, me të cilin po ashtu kishte edhe një romancë dashurie.Lidhja e tyre përfundoi kur u zbulua romanca e Jude me Daisy Wright, dadon e fëmijëve të tij.

Karriera e saj vezulluese vazhdoi pas ndarjes në 2005 dhe ajo ka shënuar një seri nominimesh, duke përfshirë edhe “British Academy Film Awards”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu