Situata e makthit vazhdon ende në Mianmar,43 fëmijë të vrarë

0

43 fëmijë janë vrarë nga forcat e armatosura në Mianmar që nga grushti i shtetit në shkurt, sipas organizatës së të drejtave Save the Children.

Vendi i Azisë Juglindore është në një “situatë makthi”, me viktimën më të re, vetëm shtatë vjeç. Ndërkohë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar bë 536, shkruan BBC.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Mianmar ka paralajmëruar për rrezikun e një “gjakderdhje të pashmangshme” ndërsa shtypja po intensifikohet.

Paralajmërimi pason një shpërthim në luftimet midis ushtrisë dhe milicisë së pakicës etnike në zonat kufitare.

Trazirat në Mianmar filluan dy muaj më parë, kur ushtria mori kontrollin e vendit pas zgjedhjeve të cilat partia e Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD) të Aung San Suu Kyi fitoi me rezultat të thellë.

Kur dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin për të protestuar kundër grushtit të shtetit, ushtria përdori botin me ujë në përpjekje për t’i shpërndarë ato. Pas një jave, përgjigja u përshkallëzua plumba gome dhe municione.

Dita me më shumë vdekje ka qenë të shtunën, ku u vranë më shumë se 100 njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu