Dënohet me 4 vite burg mësuesi që abuzoi seksualisht për dy vite 8-vjeçaren

0

Mësuesi që abuzoi seksualisht më nxënësen e tij, në fshatin Luftinjë të Gjirokastrës, është dënuar me 4 vite burg.

Rasti i rëndë është raportuar në emisionin “Shqipëria live”. Prindërit e të miturës tregojnë se pas tre vitesh sorollatje në seanca gjyqësore, gjykata dha një vendim qesharak. “Të torturohet fëmija dhe ai të marrë aq dënim, është shumë pak, nuk na duket e drejtë. Vajza e ka akoma stresin, thotë nuk kaloj dot te ai vend, nuk  e përjeton mirë. Është mbyllur në vetvete”.

Mësuesi Myzo Dida abuzoi për dy vite me nxënësen e tij të mitur. Pas rreth 60 seancash, ai u dënua me katër vite burg. Sipas avokates të çështjes, një rast i tillë dënohet me 7 vite burg dhe Didës i janë ulur 3 vite në mënyrë të padrejtë.

Nëna e vajzës, Arta Muçodemi thotë se çështjen do ta apelojë. “Nuk do të lemë gur pa lëvizur. Ne do të ndjekim vetëm rrugën ligjore”.

Avokatja thotë se familja ka vështirësi ekonomike dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë shtetërore për të ndihmuar vajzën, në këtë situatë të vështirë. “Ata duhet të ecin me orë të tëra nga fshati për të ardhur në qytet dhe ata kanë ardhur në çdo seancë. Donin një ndihmë nga shteti që vajza të sistemohej sa të bëhej më e qetë por ishte e pamundur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu