Situatë alarmante nga Covid-19 në Greqi. Rritet frikshëm numri i të vdekurve dhe i rasteve të reja (Mbyllen dy qytete të tjera)

0

Pavarësisht masave të marra për kufizimin e qarkullimit gjatë natës apo maskës së detyrueshme, Greqia është duke u përballur me një numër të madh të prekurish nga koronavirusi.

Autoritetet njoftuan për 1259 raste pozitive të reja gjatë ditës së sotme, 62 prej të cilave rezultojnë se kanë ardhur nga pikat kufitare, duke e çuar në 32 752 numrin total të të prekurve në Greqi që prej fillimit të pandemisë.

Greqia numëroi gjatë 24 orëve të fundit 12 të vdekur, ndërsa 102 pacientë janë të intubuar.

Që nga e enjtja, 29 tetor, Serres dhe Janina do të hyjnë në Lockdoën në nivelin e “kuq” të alarmit për shkak të rasteve të koronavirusit, siç u njoftua nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu