ELBASAN– Detaje nga vdekja e Armand Micit. Në vendngjarje mbërriti drejtori i policisë se Elbasanit, Ardian Çipa dhe drejtori i policisë Kriminale te Policisë së Shtetit.
Dera e shoferit dhe dera e pasagjerit ishin të hapura çka e orientoi policinë drejt pistës së vetvrasjes. Po ashtu mësohet se janë këqyrur kamerat e sigurisë në terren nga ku rezultoi se Armand Mici vetëm pak minuta para ngjarjes kishte blerë ne një karburant 13 litra benzinë duke i thënë punonjësit se makina e tij nuk kishte me karburant.
Nga verifikimi i targës së makinës policia identifikoi viktimën dhe mori në pyetje familjaret e tij te cilet treguan se prej 20 ditesh 32-vjecari kishte shfaqur shenja depresioni dhe qëndronte i mbyllur në vetvete.