Skandal publik/ Televizioni i Greqisë ngatërron flamurin e Kosovës, ja me kë e zëvendësuan

0

Televizioni publik i Greqisë, “Zougla.gr”, ka bërë një gafë, duke ndryshuar flamurin e Kosovës, në ndeshjen e hendbollit që Dardanët u përballen me Greqinë.

Në fakt ky televizion ngatërroi hartën e Kosovës, duke e zëvendësuar me atë të Australisë, gjatë transmetimit të ndeshjes Greqia – Kosova.

Mirëpo, ky gabim u përmirësua shumë shpejt nga televizioni publik grek, të cilët më pas e zëvendësuan flamurin e Kosovës. Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, Kosova ishte e pafat, pasi që e humbi atë me shifrat 26:25.

Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikimet e Kampionati Botëror të vitit 2023, për të cilin Kosova tashmë ka pak gjasa për t’u kualifikuar.

Dardanët pozicionohen në vendin e fundit të Grupit 1 me vetëm një pikë të grumbulluar gjatë katër ndeshjeve.

Djelmoshat e Kosovës do të zhvillojnë edhe dy ndeshje: Më 12 janar e presin Turqinë, ndërsa dy ditë më vonë udhëtojnë te Belgjika. /Albanianpost.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu