Prekëse/ Foshnja afgane humbi në evakuimin e Kabulit, ribashkohet me prindërit e tij

0

Një foshnjë afgane, pasi humbi në evakuimin e Kabulit është ribashkuar me prindërit etij. Mediat e huaja raportojnë se kur talebanët morën kontrollin e vendit gushtin e kaluar dhe shumë afgan u përpoqen të largohen, nga frika që fëmija i tij të mos shkelej babai afgan ia dha fëmijën e tij një ushtari amerikan me shpresën se do ta merret më vonë.

Pas shumë kërkimesh djali i tyre i vogël kishte përfunduar në familjen e një taksisti. Taksisti 29-vjeçar, Hamid Safi tha se kishte gjetur Sohail vetëm dhe duke qarë në tokë në aeroport. Pasi u përpoq të gjente familjen e djalit, ai vendosi ta çonte në shtëpi te gruaja dhe fëmijët e tij dhe ta rriste si djalin e tij.

Safi fillimisht refuzoi të dorëzonte foshnjën dhe kërkoi që ai dhe familja e tij gjithashtu të evakuoheshin në SHBA. Pas shtatë javësh negociata, policia talebane organizoi një zgjidhje midis dy familjeve dhe foshnja iu kthye gjyshit të tij të shtunën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu