Skandali i publikimit të të dhënave/ Rama: Një e keqe që nuk erdhi për të na bërë keq, ndodh kudo

0

Kryeministri Edi Rama në firmosjen e sot marrëveshjes për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale në vend me kompaninë e mirënjohur amerikane, “Jones International”:

Ne e vlerësojmë shumë këtë mundësi bashkëpunimi me ju për të adresuar edhe ngritjen e një qendre të madhe kombëtare për mbrojtjen kibernetike që të jetë në shërbim të ushtrisë tonë dhe të gjithë askpekteve që kanë të bëjnë me shoqërinë civile. Është një sfidë e jashtëzakonshme por ne jemi të bindur se duke pasur ndihmën tuaj dhe eksperiencën që ju keni, ne do ja dalim të realizojmë këtë qëllim.
Para pak kohe ne patëm ngjarje të rëndë rrjedhjen e të dhënave që lidhen me pagat e punonjëve . Një ngjarje që ka ndodhur edhe në vendet më të zhvilluara por që na jep edhe mësimin se nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike ndaj të cilave duhet të jemi të mbrojtur por edhe sulmet nga brenda të personave të infiltruar. Prandaj unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshjes tonë që ka të bëjë me garancinë se kapaciteti dëmtues i individëve do jetë shumë më i reduktuar.

Besoj se ishte një e keqe që nuk erdhi për të bërë keq sic thoshte gjyshja ime pasi të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem që sot e kemi më të lehtë ta adresojmë në aspektin e shtetit me punonjësit. Ashtu sikundër të gjithë shqiptarët përjetuan efektet negative të sulmit mbi një sistemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu